Lavdi i takon vetėm All-llahut, bekimet qofshin pėr
zotėrinė tonė
Muhammedin sal-lallahu alejhi vessel-lem
Guximi qė u mor (nga gazeta daneze Jyllands
Posten), e cila botoi disa karikatura fyese ndaj
Pejgamberit Muhammedit alejhis-selam), ėshtė krim
dhe cėnim qė prek gjėrat e shenjta tė Ummetit
(popullit islam), prandaj edhe njė gjė e tillė ėshtė
e papranueshme. Njėkohėsisht njė gjė e tillė ėshtė
edhe rrėnim i raporteve ndėrnjerėzore "... ju
bėmė popuj e fise qė tė njiheni ..." (Huxhurat,
13).
1.
Ne shtrėngojmė duart e Umetit dhe me gjithė forcėn
tonė i pėrkrahim ato qė u ēuan nė kėmbė pėr ti
dalur nė ndihmė Pejgamberit tė All-llahut, bekimet e
Tij qofshin pėr tė, ku me kėtė vėrtetohet se ky Umet
(popull) ėshtė i ende gjallė. E gjithė kjo ndihmė le
tė jetė pasqyrė qė tregon hapjen e rrugės sė tij,
bekimet e All-llahut qofshin pėr tė, gjatė sjelljeve
dhe veprimeve tė umetit..
2.
I bėjmė thirrje qeverisė dhe popullit tė Danimarkės
qė tu pėrgjigjen zėrave tė drejtė e tė arsyeshėm qė
dolėn nga shoqėria islame, t'i kėrkojė asaj falje,
tė dėnojė kėtė padrejtėsi e cėnim qė Danimarka si
shtet tė mos mbetet e izoluar dhe e veēuar nga
shoqėria ndėrkombėtare, ku brenda kufijve tė lirive
ėshtė edhe moscėnimi i vlerave tė shenjta, ndalimi
i nxitjes sė urrejtjes fetare e racore.
Njėkohėsisht u bėjmė thirrje edhe shteteve, tė cilat
e kanė pėrkrahur kėtė padrejtėsi, ku dihet se sot
nuk ka ndonjė shoqėri qė tė miratojė lirinė e
papėrgjegjshme, pa i vendosur kėsaj lirie norma e
principe, tė cilat ndalojnė dėmtimin e tė tjerėve,
edhepse kėto shoqėri kanė diferenca nė kėto norma.
3.
Ne vėrtetojmė se liria e mendimit ėshtė e garantuar
nė fenė tonė tė pastėr pėr atė person, i cili
dėshiron sqarim apo dėshiron tė diskutojė, me kusht
tė mos jetė fyese. "... dhe polemizo me ata
(kundėrshtarėt) me atė mėnyrė qė ėshtė mė e mira."
(Nahl, 125) Kjo ėshtė njė vlerė pėr tė cilėn janė
marrė vesh tė gjithė njerėzit e menēur dhe kjo ėshtė
edhe ajo qė e kanė theksuar edhe marrėveshtjet e tė
drejtave tė njeriut.
4.
Me gjithė kėtė ne thirrėsat muslimanėt u pėrmbahemi
normave tė Sheriatit dhe refuzojmė kthimin e fyerjes
me fyerje, gjė tė cilėn e ndalon sheriati si thyerje
tė marrėveshjeve dhe konventave tė respektuara, apo
tė sulmohen e tė dėmtohen ambasadat, apo tė sulmohen
njerėzit e siguruar dhe gjėra tė ngjashme e jo tė
volitshme, tė cilat mund tė deformojnė drejtėsinė e
kėrkesave tona, ose tė shkaktojnė izolimin tonė qė
tė mos u drejtohemi botės. Pra, ndihma jonė pėr
Muhamedin sal-lall-llahu alejhi vesel-lem nuk bėhet
duke kundėrshtuar Sheriatin e tij.
5.
Ne kėtu vlerėsojmė qėndrimet e matura, tė cilat
dolėn nga disa autoritete fetare, duke e refuzuar
kėtė padrejtėsi tė turpshme, gjė qė tregon dhe
vėrteton se jomuslimanėt nė vendet tona dhe jashtė,
nuk janė fajtorė pėr kėtė punė tė keqe. Gjegjėsisht
pėr kėtė padrejtėsi qė i ėshtė Pejgamberit tė
All-llahut, bekimet e All-llahut qofshin pėr tė.
Kėtė e themi duke u bazuar nė fjalėn e All-llahut:
"... Askush nuk do tė mbartė barrėn e tjetrit."
(En'am, 164), dhe ajeti: "A mund tė jetė
shpėrblimi i veprės sė mirė diēka tjetėr, pos tė
mirės." (Rahman, 60).
6.
Po ashtu kėrkojmė nga Konferenca Islamike, nga
shtetet tona dhe nga shoqėria ndėrkombėtare qė tė
punojnė pėr tė pėrgatitur njė vendim qė do ti
propozohet Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ku tė
theksohet ndalimi e dėnimi i atij qė sulmon e fyen
Pejgamberin e All-llahut, Muhammedin, apo Isain, apo
Musain madje tė gjithė pejgamberėt e All-llahut,
bekimet e All-llahut qofshin pėr tė gjithė ato.
7.
Ne kėtu i kujtojmė Umetit (popullit islam)
domosdoshmėrinė pėr tė ngjallur moralin dhe
udhėzimet e tij tė larta dhe tė mos jetė ngritja e
tyre pėr tė ndihmuar Pejgamberin, vetėm njė reagim,
i cili mbaron me mbylljen e ngjarjes, por kjo duhet
tė jetė e gjallė me jetėn e Umetit.
8.
Po ashtu vėrtetojmė se detyra jonė sot ėshtė ėshtė
qė ne tė kalojm nė fazėn e dialogut dhe ta njohim
botėn me Pejgamberin tonė, bekimet e All-llahut
qofshin pėr tė, duke publikuar moralin dhe vetitė e
tij, si gojarisht po ashtu edhe me shkrim, dhe para
gjithė kėsaj sjelljen dhe veprimet e tij. Po ashtu
edhe institute tė caktuara dhe njerėz tė aftė tė
ndėrmarrin detyrėn e tyre nė pėrkrahje tė kėsaj
nisme qė theksuam mė parė.
Lusim All-llahun tė jemi sa mė tė suksesshėm nė atė
qė All-llahu dhe Pejgamberi i tij ėshtė i kėnaqur.
Ves-selamu alejkum verahmetullahi veberakatuhu
Paqa, bekimet, mėshira e All-llahut qofshin pėr
ju!.